Lajme

Publikohen datat e provimeve eksterne dhe të maturës shtetërore

By FerizajPress

April 20, 2016

Ministria e arsimit dhe shkencës dhe Qendra shtetërore e provimeve i shpallën datat për dhënien e provimeve eksterne dhe të maturës shtetërore për vitin shkollor 2015/2016, në afatin e qershorit.

Sipas dinamikës së caktuar, gjuha amtare dhe matematika do të jepen më 4 qershor të vitit 2016, matematika më 9 qershor, gjuha e huaj më 13 qershor dhe fizika, kimia, biologjia, biznesi, historia, filozofia dhe estetika më 15 qershor të vitit 2016.

Të gjithë provimet fillojnë në ora 10:00. Rezultatet preliminare nga provimet eksterne do të jenë të qasshme më së voni 30 ditë nga realizimi i provimit të fundit ekstern