Ferizaj

Publikohen çmimet e derivateve për dy ditët e ardhshme

By FerizajPress

July 17, 2022

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme.

Krahasuar me ditën e djeshme për 48 orët e ardhshme çmimi i benzinës dhe naftës do të jetë më i ulët, ku benzina është liruar për 3 cent, kurse nafta për 1 cent.

Çmimi maksimal i lejuar i gazit ka mbetur i njëjtë.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.74€  për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.63€ për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78€  për litër

Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 17-18/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 48 orë nga data dhe ora e publikimit.

.