Lajme

PSP heton edhe importin e armëve

By FerizajPress

April 11, 2016

Prokuroria speciale publike heton edhe importin e armëve dhe pajisjeve për nevojat e policisë dhe ushtrisë, zbulon emisioni KOD i cili emetohet në televizionin Telma, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Marrëveshja ka ecur përmes një firme të Maqedonisë, ndërsa dyshimet janë se gjatë furnizimit të atyre armëve dhe pajisjeve, është paguar provizion, respektivisht dyshohet për korrupsion. Ka pasur dyshime dhe se ato armë në fakt vetëm kanë kaluar nëpër Maqedoni, janë importuar, doganuar, tatimuar, dhe menjëherë janë shitur dhe ridërguar në shtet tjetër.