Kultura-Arti

“Psikozë N’4:48”, së shpejti në Ferizaj

By FerizajPress

November 17, 2016

Shfaqja premierën do ta ketë me 24 nëntor në Teatrin Adriana në Ferizaj, duke vazhduar menjëherë me reprizën e parë me 25 nëntor dhe të dytën me 26 nëntor 2016

Në Teatrin Adriana në Ferizaj, me 24 nëntor do të jepet premiera e shfaqjes “Psikozë N’4:48”, me tekst të britanikes Sarah Kane e regji të regjisorit kosovar Fatos Berisha. Kjo shfaqje, do të sjellë në skenë gjithë trupën rezidente të Teatrit Adriana.

Në një intervistë të mëhershme për KultPlus, regjisori Fatos Berisha, ka thënë që kjo shfaqje vjen me një proces ndryshe, me tekst jokonvencional që nuk ka rrëfim linear dramatik.

“Teksti i Sarah Kane, jep një mundësi të përshtatjes edhe të numrit të aktorëve. Pra, nuk i ka të përcaktuara personazhet dhe jep mundësi te mëdha regjisoriale, që nganjëherë e bën më të vështire tërë procesin”, pati thënë Berisha.

Në kastën e aktorëve të kësaj shfaqje janë: Mevlan Saraçi, Edona Berisha, Ekrem Jakupi, Jajush Ramadani, Ali Krasniqi, Arben Marevci, Sherif Bega dhe Milot Salihu ndërsa asistent regjie është Kushtrim Asllani.

Shfaqja premierën do ta ketë me 24 nëntor në Teatrin Adriana në Ferizaj me fillim nga ora 19:00, duke vazhduar menjëherë me reprizën e parë me 25 nëntor dhe të dytën me 26 nëntor 2016./KultPlus.com