Kultura-Arti

“Psikozë n’4:48” mbush Teatrin Adriana

By FerizajPress

November 24, 2016

Ferizaj. 24.11.206. Këtë të enjte  në teatrin Adriana Abdullahu në Ferizaj është shfaqur premiera  e dramës “Psikozë n’4:48” me tekst të britanikes Sarah Kane, në  regji  të Fatos Berishës.

Kjo shfaqje premier bëri që salla  e Teatrit Adriana të jetë e mbushur nga dashamirët e artit dramatik ferizajas.

Pas premierës  regjisori Fatos Berisha  tha se ka  qenë i kënaqur  me trupën teatrore të Ferizajt si dhe me publikun i cili e ka mirëpritur këtë shfaqje.

“Pas një pune pesë javore ne kemi përfunduar punën tonë dhe gjatë kësaj kohe si regjisor kamë qenë i kënaqur me procesin e punë,me atmosferën dhe bashkëpunimin me aktorët e teatrit Adriana. Ishte një proces jo i lehtë por këtë dramë e ndërtuam së bashku ku edhe aktorët kanë qenë shumë të disiplinuar dhe ku së bashku kemi mbërri aty ku edhe ka qenë koncepti im.    Ndërsa përshtypjet kamë dëshirë që ti jep audience,kritikët dhe mediat.” tha regjisori Fatos Berisha.

Aktorë të kësaj shfaqje ishin : Mevlan Saraçi, Edona Berisha, Ekrem Jakupi, Jajush Ramadani, Ali Krasniqi, Arben Marevci, Sherif Bega dhe Milot Salihu ndërsa asistent regjie është Kushtrim Asllani.

Reprizat e kësaj shfaqje do të vazhdojnë nesër (25 nëntor)  dhe pasnesër  (me 26 nëntor 2016)  me fillim në ora 19:00  .