Francezi fillimisht ka refuzuar të nënshkruajë kontratë të re dhe ishte temë kryesore gjatë ditëve të fundit të merkatos, me zërat që e lidhnin me një kalim të mundshëm tek Barcelona. Katalunasit kanë shfaqur interesim për shërbimet e francezit, mirëpo PSG hodhi poshtë të gjitha mundësitë rreth një akordi për kalimin e 23 vjeçarit në “Camp Nou”. Në rast se Rabiot nuk nënshkruan kontratë të re me PSG, Barca mund të sigurojë shërbimet e mesfushorit me parametra zero në janar. /Lajmi.net/