Sport

PSG gëzon Real Madridin me vendimin për Neymarin

By FerizajPress

July 19, 2018

Florentino Perez ka premtuar se Real Madrid do të ketë skuadër të fortë në edicionin e ri, edhe pas largimit të Cristiano Ronaldos te Juventus. “Mundo Deportivo” raporton se blerja e madhe e “Los Blancos” mund të jetë nga Paris Saint-Germain. Klubi nga Parc des Princes nuk e konsideron të pazëvendësueshëm sulmuesin Neymar, përcjell “lajmi.net”. Perez e ka vendosur Neymarin si prioritet në listën e përforcimeve të mundshme te skuadra nga Santiago Bernabeu, së bashku me sulmuesin tjetër të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe. /Lajmi.net/