Editorial

Pse po ja ndrroni fytyrën e vendit o gazetarë?

By FerizajPress

May 07, 2019

A ka dikush atje që e dëgjon edhe zërin tim nga mërgimi? Pse po shkruani shkrime që nuk kanë dritë agimi ? Pse po shkelni amanetet e dëshmorëve? Çka sjell ky shkrimi i 19 vjeçares që ndërron fenë? Kujt po i shërbeni gazetaria jonë? Kush po ju pajisë disa prej jush me gur? Cili djall ? Si çdo shtet tjetër nëpër botë edhe ne kemi disa fe, por ata që e donë fenë e vet kurr nuk e shajnë fenë e tjetrit. A është ky muaj i shenjtë për shqipëtarët musliman, atëhere pse nuk shkruani për iftaret e përbashkëta me katolik e musliman? Vizitone ndojherë zyrën e Viktor Sopit në kohën e Krishtëlindjeve por llogaritni se nuk keni ku me u ulë ngaqë janë shumë nga besimi islam që shkojn me uru. Atdheu është një kala e shenjtë sa më larg që je aq më mirë e sheh, dhe sot ky shkrim ma mbushi shikimin e atdheut me re. Gazetar shpërndani dashuri e paqe ! Mos lejoni turpi të njollos faqet tuaja që duhet të jenë të mbushura me vlera humane.

Doja të reagoja njëher kundër një autoreje sërbe që kishte shkruar diçka kundër Kosovës në një libėr poezish në gjuhë gjermane,gazetat më të mira të vendit më thanë: mos i jep asaj reklamë sepse askush se njef. Shkruaj diçka të bukur për Kosovën dhe na e dërgo,më propozuan.

Kam parë shkrime të miat nëpër gazeta duke ma largu autorësinë, por nuk jam shqetsu sa ky shkrim turpi që sot e kam lexu : një 19 vjeçare e ndërron fenë, ta ndërroj ajo pak grimin se yndyrë fytyra! Nuk ia lejon atë postim as kurani as bibla, por ajo nuk ka lexu kurr libra, dhe del për ngatërresa nëpër media. Përçarja ska fe. Është kob i marrë!

Me fat Ramazanin musliman ! Agjërim të shejtë ! Zoti ju bekoftë lutjet dhe jetofshim të pandarë të gjithë sa jemi në shqiptari :

K atolik O rtodoks M usliman B ektashinjë

Autore : Hava Kurti Krasniqi gazetare shkrimtare nga Zvicra