Shëndetësi

Pse nuk duhet të flini në aeroplan gjatë aterrimit apo nisjes

By FerizajPress

September 07, 2017

Fjetja në gjumë gjatë kohës në aeroplan ndodhë shumë shpesh.

Nevoja për të fjetur në gjumë në aeroplan mund të vjen si pasojë e lartësisë apo shtypjes, dhe ju mund të flini pavarësisht sa jo komode mund të jenë karriget, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, është e rëndësishme të përpiqeni të mos flini gjatë kohës që aterroni apo kur aeroplani fillon të niset.

Gjatë këtyre fazave të fluturimit, shtypja e ajrit ndryshon në mënyrë të shpejtë dhe nëse nuk jeni të gatshëm kjo mund t’i shkaktojë dëme timpaneve të veshit.

Këtë e ka konfirmuar Angela Chalmers, farmaciste britanike, e cila njëkohësisht sugjeron që të hani çamçakëz apo të pini ujë gjatë këtyre fazave. /Telegrafi/