Shkruan: Besim Zymberi
Në vitin 1999, ishin plot 139 vende-shtete të botës që e kishin dënuar “Agresionin e NATO-s kundër Jugosllavisë!”
Shumica dërrmuese e shteteve që atëbotë kishin kundërshtuar sulmin e NATO-s kundër Jugosllavisë-Serbisë, ishin anëtare të Lëvizjes së Vendeve të Painkuadruara, të themeluar nga Tito, Nehru dhe Naser!
Lëvizja e Vendeve të Painkuadruara, ishte një organizatë nën varësi të theksuar ideologjike jugosllave –serbe!
Edhe aktualisht, shumica dërrmuese e shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, janë anëtare, vëzhguese ose të afërta me Lëvizjen e Vendeve të Painkuadruara!
Në një shkrim më të hershëm, kam tërhequr vëmendjen që diplomacia shqiptare, e Kosovës dhe Shqipërisë, duhet të gjejnë mënyra të veçanta të depërtimit brenda vendeve të kësaj organizate, për të demontuar jugosllavizmin ideologjik brenda tyre, si kusht që ato të fitojnë arsye për të ndërruar bindje karshi Kosovës!
Njohja e e Kosovës nga Bangladeshi, ka një peshë të veçantë: E para, është një prej shteteve anëtare të Lëvizjes së të Painkuadruarve; E dyta, është shtet i madh dhe me një identitet kulturor të veçantë; E treta, duke qenë shtet i madh dhe me identitet kulturor të veçantë, mund të luajë ndikim të rëndësishëm edhe në edukimin e vendeve tjera të zonës, për ndryshim qasjeje ndaj Kosovës; E katërta, Bangladeshi është radhitur në mesin e vendeve të Lëvizjes së të Painkuadruarave, që kanë pranuar të çmitizoheen nga malli ideologjik i jugosllavizëm-serbizmit dhe mund të shërbejë si një shembull që duhet të ndiqet edhe nga shtete të tjera me hezitime të ngjajshme; E pesta, Bangladeshi, i ka hapur terren të mire diplomacisë shqiptare dhe aleatëve, të insistojnë me më shumë efektivitet në atë zone të rëndësishme;
Të rikujtojmë: Lëvizja e të painkuadruarave ishte organizata e dytë për kah masoviteti, pas OKB-së. Koncepti Titist brenda saj ishte: mbajtja dhe forcimi i ndjenjës antiperëndimore si dhe armatosja e shumë shteteve anëtare, për një luftë me Perëndimin, siç po ndodh aktualisht. Më e rëndësishmja: Lëvizja e të Painkuadruarve, ishte një organizatë shumë efektive, e sponzoruar nga ish Bashkimi Sovjetik-Rusia, nëprmjet Jugosllavisë.
E kam dëgjuar ministrin e Jashtëm të Kosovës të thotë që: Lëvizja e Mosinkuadrimit nuk ka pasur ndonjë peshë të madhe politike?! Gabimi madh! Lëvizja e Mosinkuadrimit, ka qenë pothuaj-religjion!
Prandaj, njohja e Kosovës nga cilido shtet anëtar apo vëzhgues i Lëvizjes së të Painkuadruarve, është e rëndësisë së veçantë!
Mirënjohje Bangladeshit!