Sport

Pse Franca festoi me një trofe kopje të Kupës së Botës, ku qëndrojnë dallimet e padukshme me të vërtetin

By FerizajPress

July 20, 2018

Franca u kurorëzua kampione e botës të dielën javës së kaluar, duke mundur 4:2 Kroacinë në finale. Në finalen e zhvilluar në ‘Luzhniki’ në Moskë, francezët u treguan më superiorë për të rrëmbyer titullin e dytë të botës në historinë e tyre. Një ditë pas këtij suksesi, ekipi kombëtar i Francës u rikthye në Paris për të festuar me mijëra tifozë që ishin mbledhur rrugëve të këtij qyteti.

Megjithatë, trofeu që u bartë me autobus dhe mbahej nga lojtarët, nuk ishte trofeu i vërtetë i Kupës së Botës, që atë natë të diel ishte ngritur lartë nga kapiteni Hugo Lloris. Kombëtares së Francës i është dhënë një trofe kopje, ndërsa origjinali është dërguar menjëherë në Muzeun e FIFA-s në Cyrih. E gjitha kjo është bërë që gjatë festës së Kombëtares së Francës të evitohet vjedhja e tij ose dëmtimi. Por si duket trofeu i vërtetë? Trofeu i vërtetë është i gjatë 36.8 centimetra, dhe përfaqëson dy burra që mbajnë me duar planetin tokë. Është projektuar nga skulptori italian Silvio Gazzaniga, i cili vdiq në vitin 2016. Kupa është bërë prej arit të ngurtë 18 karat dhe peshon mbi 6 kilogramë. Përveç kësaj në aty janë të gdhendura emrat e kampionëve të botës. Dallimi ndërmjet të vërtetit dhe trofeut kopje? Derisa nga pamja jashtme duken të ngjashëm, trofeu kopje nuk është ar i vërtetë solid. Brenda është bërë nga bakri dhe zinku, ndërsa është larë me shtresa ari, për të imituar ngjyrën./Lajmi.net/ /Lajmi.net/