Ferizaj

PSD në Ferizaj shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Sindromën Down

By FerizajPress

March 21, 2019

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Sindrome Down, përfaqësues të Partisë Socialdemokrate, dega në Ferizaj, me Deputetin Faton Topalli, vizituan Organizatën Joqeveritare Handikos.

Së bashku me drejtoreshën Xhemile Murseli dhe menaxherin e programit Enver Kosumi zhvilluan një bashkëbisedim për problemet dhe mundësinë për një të ardhme më të zhvilluar në shërbim të personave me aftësi të kufizuar.

Gjithashtu në orën 14:00, në Sheshin “Adem Jashari” u organizua një marsh sensibilizues të personave të prekur nga Sindroma Down.