Ferizaj

PSD do t’i hapë zyrat edhe në Ferizaj

By FerizajPress

November 06, 2018

Sipas fotove të cilat redaksia e FerizajPress ka arritë t’i sigurojë, Partia Socialdemokrate e Shpend Ahmetit, ka marrë zyrat për degën në qytetin e Ferizajt, konkretisht në rrugën “Vëllezërit Gërvall”. Sipas një burimi, kjo parti hapjen e zyrave të reja do ta bëjë këtë të premte në mbrëmje. Burimi nuk ka dashur të tregojë se kush do të jetë në krye të PSD-së për Ferizaj.