Real Madrid bëri detyrën të shtunën, duke fituar lehtësisht 4-0 ndaj Eibarit e duke e ngushtuar në katër diferencën e pikëve nga Barcelona kryesuese.
Por “Galaktikët” kishin një “mysafir” sa të pazakontë aq edhe të padëshiruar në këtë ndeshje.
Në “Santiago Bernabeu” dje ishte edhe një tifoz me fanellën e Barcelonës veshur dhe një shall të Volfsburgut në duar, duke simbolizuar rivalitetin mes katalanasve dhe kryeqytetasve si dhe duke i thumbuar këta të fundit për disfatën 2-0 ndaj ekipit gjerman në Ligën e Kampionëve.
Fotografia e tifozit ka filluar të shpërndahet me të madhe në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime dhe debate të shumta.