Ferizaj

Protestojnë studentët e Universitetit të Ferizajt

By FerizajPress

May 17, 2016

Studentë të Universitetit të Ferizajt sot kanë protestuar para  ndërtesës së Komunës së Ferizajt  pas vendimit të komunës për ndarjen  e një parcele për varreza të qytetit afër  këtij Universiteti.

Student të Universitetit  UShAF , të  organizuar nga organizta studentore “Demokracia Studentore” sot kanë protestuar kundër vendimit të Komunës së Ferizajt për ndarjen e parcelës për varreza të qytetit  afër këtij Universiteti.

“Ne sot jemi mbledhur këtu që të  protestojmë në mënyrë paqësore,për të kundërshtuar  vendimin e kryetarit të Komunës, Muharrem Svrqa i cili mizorisht ka vendosur që varrezat e qytetit të vendosen për parcelën  përballë Universitetit të Shkencave të Aplikuara  në Ferizaj. Ky vendim është shumë i dëmshëm  për studentët dhe nxënësit dhe nuk është mirëpritur aspak” tha  Mexhid Ramusa, kryetar i Demokracisë Studentore.

Ramusa tha se “ Parcela përballë  Universitetit  në bazë të analizave të fizibilitetit  është vendi më i përshtatshëm për ndërtimin   e Mensës së studentëve dhe Konvikteve pasi që ky Universitet është i vetmi  që  këto objekt nuk i ka e më këtë vendim  Komuna po synon  që ta varros  këtë Universitet”

Me këtë rast u është bërë thirrje edhe  asamblistëve të Kuvendit Komunal që të rikthejnë në rishqyrtim edhe njëherë  këtë vendim dhe ta anulojnë për faktin se ai  vend nuk I takon varrezave por Universitetit të Ferizajt.

Protestat u shpërndanë të qeta duke I dhënë  kryetarit të Komunës  një muaj  afat që të shqyrtoi  këto kërkesa.