Ferizaj

Protestojnë punëtorët e Bechtel&Eneke-s, kërkojnë pagat e pa paguara

By FerizajPress

May 27, 2019

Në bazën e kompanisë Bechtel&Enke në Sojevë të Ferizajt shumë punëtorë kan bllokuar hyrjen.

25 kompani vendore që kanë dhënë shërbime në ndërtimin e autostradës “Arben Xhaferi” po protestojnë për shkak të, siç thuhet, mos kryerjes së pagesave ndaj tyre për punën që kanë kryer.

Punëtorët dhe ish punëtorë të këtij konzorciumi po kërkojnë nga kompania që të mbaj premtimin dhe të paguaj pagat.

Kompanitë po kërkojnë që kompania të mbajë premtimin dhe ti përmbahet kontratës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia e cila po mbanë rendin.

Në Autistrada ” Arbën Xhaferi” pritet që më 29 Maj të bēhet edhe promovimi i pjesës së fundit të rrugës.