Pas vendimit të DKA-së në Ferizaj kanë protestuar nxënësit e klasave të XII-ta në gjimnazin “Kuvendi i Arbrit” në Ferizaj. Me të marr lajmin se eksursioni për maturantë është shtyrë për në gjumsëvjetorin e dytë,pra në pranverë kanë reaguar maturantët e gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” të cilët kanë lëshuar mësimin. Me gjithë përpjekjet e personelit arsimor që ti bindin nxënësit që eksursionet nuk janë ndaluar por vetëm janë shtyrë për në pranverë ata nuk kanë pranuar që të hyjnë në mësim. Sipas informatave dërguar në Ferizajpress nxënësit në shenjë revolte kanë gjuajtur edhe me vezë në drejtim të personelit të shkollë. “Nuk do të hyjmë në mësim deri sa të ndërrohet vendimi për suspendimin e eksursionit në Shqipëri” i ka thënë ferizajpresit një maturant. Për këtë është i njoftuar edhe Drejtori i DKA-së i cili tha se ka marrë këtë informatë dhe pret që ky problem të zgjedhet shumë shpejt pasi eksursionet nuk janë ndaluar por është kërkuar vetëm kohë që të bëhet një organizim sa më i mirë dhe të jetë në përputhshmëri me karakterin për çka organizohen këto eksursione.