Lajme

Protestë pa këshill organizativ

By FerizajPress

July 03, 2016

Disa qytetarë nëpërmjet rrjetit social “Facebook” kanë bërë thirrje për protesta gjithëpopullore në Mitrovicë, për të kundërshtuar invadimin politik, kulturor dhe kolonizimin e veriut nga Serbia. Protesta është paralajmëruar për sot (e diel) duke filluar nga ora 16:00 në qendër të Mitrovicës, për të kundërshtuar ndërtimin e lagjes së serbëve “Lugina e Diellit” dhe kundër vendosjes së shtatores së “Car Llazarit”.

Thirrja e protestës u bë në rrjetin social “Facebook”, organizatorët e të cilëve nuk dihen. Deri më tash 1,1 mijë persona e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Por, nga ana tjetër, edhe opozita, por edhe kryetari i Komunës së jugut, Agim Bahtiri, kanë bërë thirrje që protesta të anulohet, derisa nuk ka këshill organizativ, shkruan sot gazeta “Zeri”.

Nga 8 mijë të ftuar, 1.1 e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë protestë që po pretendojnë që është gjithëpopullore dhe 1.6 mijë kanë pasur interes për ngjarjen.

Për këtë protestë njohësit e çështjeve të sigurisë thonë se situata mund të përkeqësohet në rast të ndonjë proteste afër “Urës së Ibrit”.