Lajme

Protestë në Prishtinë për vrasjen e Valbona Nrecajt dhe vajzës 9 vjeçare

By FerizajPress

August 11, 2018

Përmes saj kërkohet shkarkimi i komandantit të policisë dhe policëve përgjegjës në Gjakovë. Kjo protestë është vazhdimësi e protestës së mbajtur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Gjakovës, ku u marshua në kërkim të drejtësisë për dy viktimat e fundit të dhunës në familje, ku dyshohet se një grua 40 vjeçare, së bashku me të bijën e saj, 9 vjeçare, janë vrarë nga bashkëshorti i gruas.

Në rrjetin social Facebook thirrja për protestë është publikuar nga organizata jo qeveritare “Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi” – INJEKT.

“Boll mo dhunes institucionale strukturore e shoqerore ndaj grave, ndaj te varferve, ndaj grupeve me te dobeta te shoqerise! Kerkojme drejtesi korrekte e jo selektive!

Duhet te dalim ne qytetaret ta kerkojme shkarkimin e komandantit te policise dhe policeve neglizhente ne Gjakove, sepse institucionet nuk po e bejne. Jeta e vajzave tona ka vlere! Jeta e çdo qytetari ka vlere! Kete duhet ta kuptojne edhe ata police!”, bëhet e ditur në komunikatë. Protesta do të mbahet në sheshin  “Zahir Pajaziti” nga ora 12:00. 40 vjeçarja, Valbona Nrecaj dhe vajza e saj 9 vjeçare u qëlluan për vdekje mbrëmjen e 7 gushtit. Dorasi dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i viktimës.