Protestuesit kanë kërkuar edhe shkarkimin e komandantit të stacionit policor në Gjakovë dhe policive që ishin në detyrë kur ndodhi vrasja makabër në këtë qytet ditë më parë.
Në këtë protestë të gjithë pjesëmarrësit kërkuan drejtësi nga institucionet dhe policia.
“Po vriten njerëz në Kosovë, dhe askush nuk jep llogari, askush nuk shkarkohet nga puna. Kjo duhet të përfundojë”, tha Luljeta Aliu, aktiviste për fuqizimin e grupeve te margjinalizuara.
Protestuesit me pankarta në duar kanë brohoritur thirrjet “Boll Ma”, “Qeveri kanuni, çohuni prej kafeve”, “Edhe sa thirrje te humbura”, etj.
Marshimi ka filluar rreth orës 12:00. /kk