Lajme

Proteste kundër Trump, në mesin e tyre edhe figura të famshme

By FerizajPress

January 20, 2017

Protesta u mbajt para hotelit “Trump International”, në kohën kur Trump po mbante fjalimin e fundit si qytetar i zakonshëm i SHBA-ve para monumentit të Abraham Linkolnit në Washington.

Në protestë dalën edhe shumë figura të famshme, si aktorët Robert De Niro, Marisa Tomei, Sally Field, Alec Baldwin, Mark Ruffalo dhe Cynthia Nixon, Cher dhe Natalie Merchant, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestat u mbështetën edhe nga kryebashkiaku i New Yorkut Bill de Blasio dhe Shefi i Minneapolisit, Betsy Hodges.

Donald Trump i cili u zgjodh për president të SHBA-ve më 8 nëntor të vitit të kaluar, sot me betimin solemn edhe zyrtarisht bëhet presidenti i ri amerikan.