Sot rreth orës 10:00, në Shtërpcë, në shenjë pakënaqësie lidhur me ndërtimin e hidrocentralit në këtë lokacion, kanë protestuar rreth 60 persona – banorë të kësaj zone, të cilët kanë penguar qarkullimin e makinerisë drejt punishte duke bllokuar rugën.
Në lokacionin e lartpërmendur kanë dalur zyrtarët policor të SP të Shtërpcës të mbështetur edhe nga NJRSH e Ferizajt. Edhe pse policia i ka informuar dhe urdhëruar protestuesit që të mos pengojnë punimet dhe të largohen, të njejtit nuk i kanë zbatuar urdhërat. Me këtë rast, policia i ka përdorur sprej dhe protestuaesit janë shpërnda duke liruar rrugën.
Në bashkëpunim me zyrtarët komunal dhe përfaqësuesit e protestueve është dakorduar një takim i përbashkët ditëve në vijim lidhur me kërkesat e tyre.