Lajme

Protestat në Mramor, Ministria e Infrastrukturës nga nesër me masa konkrete

By FerizajPress

July 15, 2018

Protesta e banorëve në fshatin Mramor të Prishtinës, pothuajse ka përfunduar pasi që njerëzit kanë filluar që të shpërndahen, kjo pasi të njëjtit kanë rënë në dakord me zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës. Këta të fundit kanë deklaruar se nuk kanë qenë në dijeni deri tani për rrugën në fjalë. Në vendin e ngjarjes nga ky dikaster qeveritar ishte,  Argjend Zenaj, shef i kabinetit të Ministrit, Pal Lekaj. Zenaj në një prononcim për “Indeksonline” ka treguar se çka ka biseduar me organizatorët e protestës lidhur me këtë shqetësim të tyre. Sipas tij, nga nesër MI-ja do të merr veprime konkrete për këtë projekt. “Këtë situatë nuk e kemi ditur se është në këtë gjendje kështu. Nga nesër ministri i Infrastrukturës do të merr masa konkrete ndaj gjithë atyre që janë fajtorë për këtë situatë në këtë rrugë. Ky projekt është  njëri prej 400 projekteve të cilat janë mbetur vetëm në letër pa mbështetje buxhetore, të cilat janë bë në kohën elektorale dhe me peticionin prej Ministrisë që me i fitu zgjedhjet, jo me i zgjedh problemet e qytetarëve por me i zgjedh problemet e veta”, ka thënë Zenaj për Indeksonline. Ndryshe,  banorët protestuan duke e bllokuar rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, siç thonë ata për shkak të pa përgjegjësisë të MI-së, e cila ka dëmtuar rrugën dhe urat e fshatit. Po ashtu banorët thonë se gjatë punimeve janë lënë edhe gropa të mëdha, kurse, dheun të cilin e kanë largu nga aty, e kanë vendosur ndër telat e tensionit të lartë, duke rrezikuar fëmijët e tyre. Kujtojmë, se rruga ka qenë e planifikuar të përfundojë për 169 ditë punë./Indeksonline/