Për të pestën ditë me rradhë kanë vazhduar edhe sot protestat e nxitura nga vendimi i presidentit maqedonas ,Ivanov për faljen e funksionarëve me dosje penale.
“Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe “ me këtë brohoritje, mijëra protestues marshuan mbrëmë nga Gjykata Speciale, kaluan përmes sheshit qendror të Shkupit dhe u ndalën para godinës së Qeverisë Maqedonisë.
Protestuesit thanë se janë kundër shkeljes së kushtetutës, të drejtave të njeriut dhe të demokracisë.
Ata kërkuan edhe dorëheqjen e presidentit Ivanov.
“Protestues të gjithe keta qe protestojne ketu protestojnë kundër kësaj qeverie fashiste jopopullore dhe kriminele. Askush këtu nuk ka ardhë nga qejfi.Më besoni,për dsia ditëkëtu krejt do të kallet….”
“Protestojmë kundër shkeljes së kushtetutës,të drejtave të njeriut dhe të demokracisë.Protestojmë kundër këtij regjimi, kësaj qeverie kriminale qe e mban peng kete popull, me frige dhe me polici Populli ka dale të protestoj kundër qeverisjes 12 vjeçare të kriminalitetit, kundër burgpsjeve politike dhe gjqësisë së politizuar.Protestojmë kundër shkeljes së te drejtave elementare te njeriut dhe mungesës së mediumeve te lira”.
Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, ka paralajmëruar se protestat do të vijojnë dhe se ato do të jenë edhe më intensive.
Zaev u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve pavarësisht përkatësisë politike, etnike e fetare që të ngrenë zërin për demokraci dhe liri.
Në kundërprotestë dolën mbrëmë edhe mijëra mbështetës të partisë së ish-kryeministrit Gruevski, të cilët protestuan para selisë së LSDM-së në Shkup.
Ata akuzuan liderin e opozitës, Zoran Zaev, për tradhëti, kurse SHBA-në se ushtron terror mbi Maqedoninë.
Ministria e Brendshme kishte nxjerrë gjithë kapacitetin policor në rrugë, për të parandaluar përplasjet mes dy krahëve të protestuesve.