Lajme

Protestat kundër Ivanovit zgjerohen në mbarë Maqedoninë

By FerizajPress

April 18, 2016

Protestat e shoqërisë civile kundër presidentit Gjorge Ivanov, i cili më 12 prill solli vendim për faljen e gjithë politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që janë nën hetime, po zgjerohen në mbarë territorin e Maqedonisë, njofton Portalb. Sot janë paralajmëruar protesta në Shkup, Manastir, Strumicë, Veles, Kumanovë, Gostivar dhe Shtip, ndërkaq ka paralajmërime që këtë javë do të mbahen protesta edhe në Prilep dhe Koçani.

Protestat kundër vendimit Ivanovit, kanë filluar që nga vendimi i Ivanovit dhe sipas protestuesve, do të vazhdojnë derisa nuk tërhiqet vendimi i presidentit dhe ai të jep dorëheqje.

Protestuesit gjithashtu kërkojnë, formimin e qeverisë për zbatimin e rekomandimeve nga raporti i Pribesë si dhe organizimi i zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.