Qytetarë të Manastirit sot kanë dalë në rrugë për të dhënë mbështetje Lëvizjes Qytetare për Mbrojtje të Maqedonisë. Parulla e tyre është “Për Maqedoninë bëhet fjalë”. Ata thonë se kanë dale në protestë në mbrojtje të shtetit nga skenarët destruktive dhe nuk pajtohen që të shkelet vullneti i popullit. Ata janë kundër faljes së presidentit të LSDM-së Zoran Zaev, si dhe ish numrit një të DSK-së, Zoran Verushevski.
Protestuesit për një moment janë përplasur me policinë duke kërkuara nga ata që të lirojnë rrugën që ata të shkojnë tek EU indo Qendra.
“Kë e mbroni, për kë punoni”, “Ejani me neve “Lëshojeni popullin”, janë vetëm nga disa nga thirrjet që protestuesit po drejtojnë ndaj policëve.
Kërkesa e tyre është që të mbahen zgjedhje më 5 qershor. Për të enjten janë paralajmëruar protesta në Shkup.