Lajme

Protesta e opozitës: Reagon Bashkimi Evropian, Fleckenstein viziton Tiranën

By FerizajPress

February 19, 2017

Takimet e Fleckenstein me politikanët shqiptarë do të kenë në qendër të tyre protestën e opozirës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, si dhe Reformën në Drejtësi dhe përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit.

Krahas politikanëve, Fleckenstein do të takojë Avokatin e Popullit, studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Sipas Fleckenstein, takimi i radhës, i shtyrë, i Komitetit ndërparlamentar me Shqipërinë do të jetë në shtator, pasi ai nuk mund të mbahet përpara zgjedhjeve parlamentare.