Shëndetësi

Proteinat e dëmshme në zorrën qorre shkaktojnë sëmundjen e Parkinsonit

By FerizajPress

November 05, 2018

Sipas gjetjeve të studiuesve, njerëzit që kanë trajtuar me operacion zorrën qorre pak më pak shanse të vuajnë nga sëmundjet neurodegjenerative.

Për një kohë të gjatë mjekët kanë argumentuar se zorra qorre absolutisht nuk ka rol në organizmin e njeriut, dhe disa kanë arritur në përfundimin se mund të jetë edhe shkaku i rënies së shpejtë të qelizave të trurit.

Më saktë, shkencëtarët kanë ardhur në përfundimin se shkaku i sëmundjes së Parkinsonit është aktualisht i shtrirë jashtë trurit, raporton BBC.

Sëmundja e Parkinsonit në shumicën e rasteve ndikon në funksionimin e lëvizjeve të njerëzve, pastaj ndikon në shqisat dhe përfundimisht mund të çojë në probleme direkte të traktit të tretjes.

Hulumtuesit kanë bërë analiza të hollësishme të organizmit njerëzor dhe erdhën deri te e dhëna se në zorrën qorre ndodhet proteina toksike alukronukleus, e cila gjendet gjithashtu në trurin e njerëzve që vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit.