Në qebaptoren “Besniku” ditën e djeshme një gruaje i ka rënë kuleta gjatë kohës së kishte ngrëne aty.
Kuletën me para tani e ka pronari i lokalit dhe sipas tij ka pritur deri sot mos po kthehet pronarja kuletës që t’i kërkojë.
Pasi në kuletë nuk kishte kurrfarë dokumenti identifikues pronari ka kontaktua portalin që të bëjë publikimin dhe të kërkojë ndihmë edhe nga qytetarët që nëse dikush mund të vijë në kontakt me pronaren ti lajmëroj se parat gjenden te pronari i qebaptores.
Pronari nuk ka bërë të ditur se për çfarë shume bëhet fjalë por ka thënë se ato janë të një gruaje të moshuar dhe ato para janë të huaja dhe dëshiron që t’ia kthej pronares.
Pronarja e kuletës mund të shkojë në qebaptoren “Besniku” ta kërkoj atë ose të lajmërohet në redaksinë e Ferizajpress për informata.