Ferizaj

Pronari i një moteli në Ferizaj dyshohet se sulmoi një zyrtar të një kompanie të pastrimit 

By FerizajPress

May 09, 2023

Gjatë ditës së djeshme një burrë, zyrtar për shërbimin ndaj klientëve në një kompani pastrimi, ka raportuar se është sulmuar nga një person.

I dyshuari sipas policisë, pronari i një motel ka sulmuar verbalisht dhe fizikisht zyrtarin për shkak të pakënaqësisë së tij për zbrazjen e një kontejneri dhe një fature për pagesë.

Ngjarja ka ndodhur në Ferizaj.

Për këtë rast janë intervistuar të dy palët e involvuara.

Policia ka raportuar tutje se për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të këtij të fundit, rasti është dërguar në procedurë të rregullt.