Lajme

Pronar i kësaj Kështjelle është një deputet kosovar (Foto)

By FerizajPress

August 02, 2016

Deputeti ka treguar se në këtë Kështjellë ka investuar një shumë të madhe parash.

Nëse ju ka rastisur të shihni një Kështjellë në rrugën Prizren-Zhur, ajo është një Restorant dhe Hotel, e që pronar i saj është deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, shkruan Magazina.al

Berisha ka deklaruar se në këtë biznes ka investuar hiq më pak se 600 mijë euro, ndërsa e kishte nisur në vitin 2005, kur ende nuk ishte zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës.

Gjithsesi me investimet që ka bërë në kohët e fundit, “Kështjella” e Zafir Berishës është bërë një vend atraktiv për banorët e rrethinës së Prizrenit por edhe gjithë Kosova.