Ferizaj 02.02.2019. Këtë të shtunë në bibliotekën e qytetit të Ferizajt ‘Sadik Tafarshiku” është promovuar romani i parë i autirt Hasan Vladi, “Udhëkryqeve te kombit tim”
Autori Vladi përmes këtij romani ka trajtuar vuajtjet dhe sakrificën e popullit shqiptarë nëpër shekuj që nga koha e romakëve e deri në ditët e sotme.
“Ky roman trajton disa nga problematikat më të ndjeshme të kombit tonë, të konvertimit fetarë dhe asimilit kombëtarë. Ky roman duhet të lexohet edhe nga gjeneratat e reja që historia e kombit mos të mbetet në harresë” ka thënë redaktori i librit ,Rrahim Sadiku.
Ndryshe autori i romanit, Hasan Vladi që nga viti 1975 punoi si profesorë i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe nëpr shkollat e mesme të Ferizajt.
Gjatë kësaj kohe ai është marrë me shkrime të ndryshme letrate të cilat i botoi në revistat e kohës , si “Jeta e Re, “Zëri” e tjera