Në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Kulturës”- Ferizaj 2022, sonte në teatrin e qytetit në Ferizaj është bërë promovimi i librit “Ismail Rama-artist i dramave të mëdha, në skene e në jetë” i autorit Banush Imeri.
Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani me bashkëpunëtorët e saj, si dhe shumë mysafirë të tjerë. Me një fjalë rasti të pranishmëve i është drejtuar drejtorja Murati-Shabani, me ç’rast ka thënë se kjo vepër është shumë e rëndësishme për qytetin e Ferizajt, por edhe me gjerë sepse po i kushtohet një artisti të madh siç ishte Ismail Rama.
Të pranishmeve me një fjale rasti janë drejtuar edhe redaktori Rrahim Sadiku, recensentët Nebi Islami, Fadil Hysaj si dhe Habib Musliu.
Ndërsa autori i librit Banush Imeri, ka folur në mënyrë të detajuar për botimin e këtij libri.
“Ditët e Kulturës” do të përfundojnë gjatë ditës se nesërme me ç’rast do të ketë edhe aktivitete të shumta kushtuar 12 Qershorit-Ditës së Çlirimit të Ferizajt.