Show Biz

Prokuroria zvicerane bllokon llogaritë bankare të Loredanës

By FerizajPress

June 21, 2019

Loredana dyshohet për mashtrimin e një çift të Valais nga të cilët thuhet të ketë marrë mijëra franga. Ajo u arrestua për këtë në fillim të muajit majit. Por kjo nuk është e gjitha.

Një vendim i kohëve të fundit nga Gjykata Kantonale e Luzernit tregon se zyra e prokurorit publik ka bllokuar llogaritë e reperës të skandaleve në lidhje me hetimin, shkruan mediumi zviceran zentralplus.ch, transmeton Indeksonline.

Këto veprime të autoriteteve zvicerane vijnë lidhur me hetimet që po bëhen rreth përfshirjes së këngëtares në mashtrimin.

Nëse llogaritë janë të ngrira, personi nuk ka qasje në to. Kjo do të thotë: Ju nuk keni më rezerva dhe jetoni nga ajo që fitoni.

Këtë vendim të Gjykatës e ka kundërshtuar Loredana Zefi, pasi që ajo tashmë nuk do të ketë qasje në xhirollogaritë e saj bankare.

Në parim, fondet e konfiskuara i kthehen të akuzuarit vetëm pasi të jetë bërë e qartë se mbajtja nuk është më e nevojshme.

Sipas ‘zntralplus.ch’ nevojitet pak kohë derisa kjo të sqarohet.