Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj për një javë ka paraqitur 11 kërkesa për paraburgim

By FerizajPress

January 25, 2019

Ferizaj, 25 Janar 2019- Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se vetëm gjatë kësaj jave ka bërë njëmbëdhjetë kërkesa për caktim të masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj për raste të ndryshme penale.

Departamenti i Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie ka paraqitur dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit  kundër dy të pandehurve.

Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur tetë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetë personave të pandehur për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” , “Lëndim i rëndë trupor” , “Kanosje” ,  “Vjedhje e rëndë” dhe “Keqpërdorim .

Ndërsa,  Departameni për të Mitur i Prokurorisë Themelore në Ferizaj gjatë kësaj jave ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të pandehur.