Lajme

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për terrorizëm ndaj një kosovari që kishte luftuar në Siri

By FerizajPress

March 13, 2017

Sipas aktakuzës për të pandehurin B.U. ekziston dyshimi i bazuar mirë në kod se, i njëjti në periudhën kohore korrik 2014 deri në fund të muajit nëntor 2014, ka marr pjesë në veprimtarinë e grupit – organizatë terroriste, të quajtur ISIS, e cila operon në konfliktin e armatosur në Siri.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor i pandehuri, për veprën penale që akuzohet, të shpallet fajtor dhe të gjykohet sipas ligjit. /Lajmi.net/