Ferizaj

Prokuroria përgatit kallëzim penal për Balton Dërgutin

By FerizajPress

November 14, 2017

Ferizaj.14.11.2017. Prokuroria Themelore e Ferizajt është duke përgatit kallëzim penal ndaj shefit të kabinetit të kryetarit në detyrë Muharrem Svarqa, Balton Dërguti, i cili në zgjedhjet e 22 tetorit siguroi një ulëse në Kuvendin e Ferizajt. Shkas për këtë u bë një video e publikuar nëpër rrjetet sociale ku Dërguti gjatë bisedës me personin me inicialet L.K, dëgjohet duke i premtuar para në këmbim të votave.

Policia e Kosovës në Ferizaj thotë se ka kryer intervistimin e këtyre dy personave, ndërkaq me pjesën tjetër do të merren organet e drejtësisë.