Lajme

Prokuroria nis hetime për tenderin e targave

By FerizajPress

October 10, 2016

Dallaveret me targa nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë shtyrë nisjen e hetimeve nga prokuroria për skandalin e targave.

Prokurorja e shtetit, Laura Pula, e ka autorizuar Gjykatën Themelore në Prishtinë që të nisë hetimet lidhur me këtë tender.

Burime të Prokurorisë i kanë thënë Gazetës “Monitor” se kjo ka ardhur pas ngritjes së dyshimeve nga zv.ministri i Punëve të Brendshme lidhur me këtë tender.

Mungesa e targave dhe heshtja e paarsyeshme e Prokurorisë.

“Kaloi gati një vit e qytetarët e Republikës së Kosovës vazhdojnë të mos pajisen me targat e automjeteve. Dikush është fajtor për këtë situatë të krijuar. Prokuroria duhet të fillojë hetimet, sepse nuk ka asnjë mundësi që të kenë të drejtë të dy palët. Nëse zyrtarët e MPB-së kanë vendosur gabimisht, atëherë le të jenë ata që të japin përgjegjësi. Nëse ndodh e kundërta, pra që zyrtarët e MPB-së kanë vendosur drejt dhe se vendimet e tyre padrejtësisht janë anuluar nga OSHP-ja, atëherë këta të dytë duhet të japin përgjegjësi”, pati thënë zv.ministri Mustafa.

Kosovarët tash e sa muaj po vozitin veturat e tyre me targa provuese./Gazeta Monitor/