Ferizaj

Prokuroria: Materialet që u konfiskuan nga shtatë të arrestuarit në rastin “Brezovica”

By FerizajPress

September 21, 2022

Ferizaj, 21 Shtator 2022 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellës, sot ka realizuar aksionin “Brezovica” i cili është vazhdimësi i rasteve të mëhershme, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur njëmbëdhjetë (11) lokacione të ndryshme, konkretisht tetë (8) lokacione në qytetin e Prishtinës, dy (2) në Podujevë dhe një (1) në Fushë Kosovë, ku me ç’rast, janë arrestuar shtatë (7) persona të dyshuar dhe të njëjtit me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Dhënia e ryshfetit”,nga neni 422 , “Fajdeja” nga neni 331 dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, gjatë kontrollit tek personat e dyshuar, në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:

Gjatë kontrollit te i dyshuari B.L., janë gjetur dhe sekuestruar:

·         Çertifikatë e pronësisë (10 fletë)

·         Skicë (1 fletë) dhe

·         Telefon mobil, IPHONE 11 PRO, ngjyrë hiri.

Gjatë kontrollit te i dyshuari Sh.Sh., janë gjetur dhe sekuestruar:

Gjatë kontrollit te i dyshuari G.B., janë gjetur dhe sekuestruar:

Gjatë kontrollit te i dyshuari B.G., janë gjetur dhe sekuestruar:

Një  revole me nr serik 54A 040356.

9 fishekë te cal. 45 mm

Dy karikator te revoles

Nje kallf i revoles

Gjatë kontrollit te i dyshuari S.S., është gjetur dhe sekuestruar:

Gjatë kontrollit te i dyshuari L.V., janë gjetur dhe sekuestruar:

Gjatë kontrollit te i dyshuari S.S., janë gjetur dhe sekuestruar:

Gjatë realizimit të kontrollit te i dyshuari G.S., në 2 (dy) lokacionet, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar këto deshmi:

Ndërsa në shtëpinë e dy të dyshuarve G.S., dhe S.S., gjatë kontrollit në cilesinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar deshmitë: