Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndaj të miturit Q.M. për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se me datën 07.01.2019, pas një konflikti verbal me të miturin A.H., e sulmon atë me një brisk, duke e goditur dy herë në pjesën e belit afër veshkave, nga të cilat i dëmtuari pëson lëndime të rënda trupore dhe fillimisht dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)- Prishtinë