Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj që t’iu caktohet masa e paraburgimit prej një muaji dy vëllezërve që e vranë dje njërin nga grabitësit që vodhën në shtëpinë e tyre.
Jashari tha për klankosova.tv se e kanë bërë kërkesën dhe ende janë në pritje të vendimit të gjykatës.
Gjatë ditës së djeshme i vdekur në vendngjarje ka mbetur njëri prej grabitësve, kurse i plagosur është pronari i shtëpisë që ka qenë cak i hajnave.
Ai dyshohet se ndërroi jetë nga plagët që i janë shkaktuar me shkopinj.