Akteret e skenës politike, në të gjitha këto vite të pas luftës, në një farë forme, me troket e tyre politike janë munduar të përbaltin Luftën e Shenjtë të UÇK-së, të atyre djemve e vajzave, që nuk kursyen asgjë nga vetja për të pasur të drejtën e fjalës, për të pasur të drejtën të shprehen njerëzit e lirë, por asnjëherë për ti nënçmuar e për ti përbuzur ato vlera që krijuan me mundin, djersen e gjakun e tyre. Edhe për kundër vullnetit mediatik, për ti pastruar këto lista të stërfryera, ende mungon vullneti politik, për tu marrë me këtë çështje kaq të nxehtë, e që diskutohet nëpër çdo skaj të vendit. A është e mundur pastrimi i këtyre listave? Sigurisht se po, me një pajtim të spektrit politik, me pezullimin e të gjitha vendimeve politike, është e mundur që për opinion të sjellët një listë përfundimtare rreth 20 e 22.000 veteranëve të vërtet. Për të ju qasur kësaj problematike, e cila po i kushton shtetit të brishtë të Kosovës miliona euro, gatishmëria për shfuqizimin e vendimeve politike, do të arrinte ta ruante arkën e shtetit, e do ta rikthente krenarin e dikurshme që bartnin në vete ish-luftëtarët e UÇK-së. Iniciativa për pastrimin e listës së fryre të Veteranëve të UÇK-së, edhe njëherë demonstroi papjekurin institucionale, për të qenë të gatshëm që të punohet në këtë drejtim. Dorëheqja e prokurorit special Elez Blakaj, me procedimin e hetimeve të grumbulluara mbi keqpërdoruesit me statusin e veteranit të UÇK-së, është një lajm dëshpërues, nga të cilit kemi pritur një rezultat efektiv, ani pse kishim në vete skepticizëm. Sipas tij, 38 milionë e 882 mijë e 400 euro për një vit i kushtojnë buxhetit të shtetit 19.060 ”veteranët e rrejshëm”, të cilët i ka identifikuar prokurori special i dorëhequr ditë më parë, Elez Blakaj. Në bazë të hetimeve të tij, i cili ka akuzuar 12 persona, duke përfshirë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ku prinë Agim Çeku, njëherit edhe kryetar i komisionit për verifikim të statusit, prokurori ka ngritur dyshime për të gjithë anëtarët e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit dhe të internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, “në cilësinë e personave zyrtarë, me dashje kanë tejkaluar kompetencat e tyre, si dhe nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që t’ua mundësojnë personave të tjerë të përfitojnë kundërligjshëm në vazhdimësi në dëm të buxhetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në aktakuzën e nënshkruar nga prokurori i rastit. Por ky prokurorë, me dashje apo jo, asnjëherë nuk ka arritur të merret edhe me vendimet politike që ka pasur nga spektri politik i Kosovës. Do të ishte e udhës, që para se ti hetonte komisionet qeveritare, do të ishte më mirë ti qasej vendimeve politike, duke hetuar edhe jashtë komisionit, ku kemi një numër të madh të njerëzve të angazhuar jashtë strukturës ushtarake të UÇK-së, e të cilët gëzojnë të drejtën e statusit të veteranit. Ky numër i fryre i veteranëve të UÇK-së, mendoj se është gabim të kërkohet nga kryetaret e grupeve të caktuara për verifikim, pasi që nën hirarkin e këtyre zyrtarëve, ka pasur strukturë organizative, që kanë dëshmuar me nënshkrimet e tyre, për personat në fjalë, qoftë nga komandant brigade, e deri te grada më e vogël ushtarake në UÇK. Për më shumë, përfshirja e njerëzve në këto lista, me status të veteran, e të cilët asnjëherë se kanë të përjetuar ballafaqimin frontal me forcat serbe, është kulmi i idiotizmit. Pa dashur të ju drejtohem një grupi të caktuar individësh, konsideroj se vetë deklarimi i tyre nëpër aplikacione, e duke u konsultuar me ligjin e aprovuar për verifikim, ndarja e statusit për këta individ do të ishte më e lehtë. Në bazë të ligjit për verifikim thuhet: të gjithë ata persona të angazhuar në UÇK, që nga koha e fillimit të luftës, e deri në përfundimin e saj, që kanë qenë të uniformuar, me armë dhe kanë marrë pjesë aktive, ju takon e drejta e statusit Veteran i UÇK-së. Statusin e pjesëtarit, në bazë të ligjit: të gjithë ata individ, që kanë ndihmuar luftën e UÇK-së, në forma të ndryshme, u takon e drejta e Pjesëtarit – Veteran të UÇK-së. Statusin e pjesëmarrësit: të gjithë ata individ, që kanë shërbyer në mbështetje të UÇK-së, e për shkaqe të ndryshme, familjare e shëndetësore, kanë ndërprerë mbështetjen për UÇK-në, u takon e drejta Pjesëmarrës-Veteranë të UÇK-së. Në bazë të ligjit në fuqi, e me konsultim e rishikim të aplikacioneve të plotësuara nga vetë individët, prokurori dhe hetuesit asistent të tij, do të arrinin në një përfundim, të mirëfilltë, për të gjithë abuzuesit e mundshëm, që jashtëligjshëm përfituan në këtë proces, pa pasur nevojë në ngritjen e aktakuzave për njerëzit e caktuar që ishin emëruar kryetra të komisioneve të caktuara për verifikim. Mendoj se dorëheqja e prokurorit special Elez Blakajt, është e nxituar, e pa vend, për të cilin, konsideroj se nuk duhet ti pranohet kjo kërkesë. Dorëheqja e prokurorit special, edhe njëherë dëshmoj se institucionet e drejtësisë në vend, nuk kanë aftësi profesionale për ti përfunduar lëndët e nisura. Vet largimi i tij nga kjo detyrë, të lenë të kuptoj se iniciativat e lëna për gjysmë, është model tan i trashëguar në vendin tonë. Se si do të shkoj puna, pas dorëheqjes së prokurorit special lidhur me hetimin e listave të fryera të UÇK-së nuk e di, por shpresoj që ky gjest i prokurorit special, mos të ketë motive politike, apo të na del në shesh, se edhe vetë prokurori ka qenë i përfshirë në këto pështjellime, për individ të caktuar. Se si do të jetë qasja e Presidentit të vendit, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit, Parlamentit të Kosovës dhe e të gjithë akterve të tjerë, mbetët për të parë, e deri atëherë, ju falsifikator veteran, gëzojuni statusit të veteranit, por shpresoj se një ditë ka për t’ju mbetur në gojë, keni për tu ngulfatur me veprimet e juaja mashtruese. Marre ju koftë, juve përfituesve dhe të gjithë atyre që ju ndihmuan në fitimin e këtij statusit. Veteran të ndershëm e të respektuar, ditë të mirë do të vijnë për ne, koha ndoshta vonon, por shpëtim nuk ka, amanetin e Dëshmorëve do ta realizojmë, për një shtet funksional, e të barabartë për të gjithë. Lavdi për jetë e mot të gjithë Dëshmorëve të Kombit. Lavdi për jetë e mot, për të gjithë Invalidët e Luftës së UÇK-së, që me pjesët e trupit të tyre po shijojmë lirinë. Lavdi për jetë e mot gjithë veteranëve të vërtet që me mundin, djersën e tyre, asnjëherë se humbën shpresën, se në Kosovë do të ketë rreze edhe për ne.
Ferizaj 17.08.2018
MA: Nexhat Shahini (Magjistër i Historisë) Veteranë i UÇK-së