Prokuroria e Hagës çon në Apel vendimin për Sheshelin

By FerizajPress

May 05, 2016

Organi i akuzës i kërkoi të hënën dhomës së apelit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë të rrëzojë vendimin për lirimin e Sheshelit.

Prokuroria pretendon se janë bërë gabime në vendimin për lirimin e politikanit nacionalist dhe do ta dërgojë çështjen për rigjykim.

Shesheli u lirua nga të gjitha akuzat, përfshirë ato për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte që dyshohen të jenë kryer gjatë vitit 1990 në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci, me argumentin se Prokuroria nuk arriti të vërtetonte çështjen e saj.

The post Prokuroria e Hagës çon në Apel vendimin për Sheshelin appeared first on Lajminet.