Ferizaj

Prokuroria e Ferizajt ndalon të dyshuarin për vjedhje të rëndë

By FerizajPress

January 22, 2021

Prokuroria Themelore e Ferizajt e ka ndaluar kaçanikasin, J.B., i cili dyshohet për vjedhje të rëndë.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se sot me datë 22 janar, 2021, rreth orës 14:20, me urdhër të prokurorit, ka lëshuar vendim për ndalim, ndaj të dyshuarit  J.B, nga Kaçaniku- i dyshuar për disa vepra penale të Vjedhjes së rëndë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Prokuroria i është përgjigjur raportimit të disa mediave se i dyshuari ishte liruar dy ditë më herët, duke thënë si arsye planin operativ hetimor nga organet e ndjekjes.

“Vlen të ceket se personi në fjalë, me datë 20 janar, 2021, është liruar nga ndalimi për faktin se është bërë një plan operativ hetimor nga ana e organeve të ndjekjes”.

“Sa i përket shkrimeve në media të ndryshme se i pandehuri është liruar, kjo ka ndodhur për shkak të arsyeve të lartcekura”.