Ferizaj

Prokuroria e Ferizajt ndalon një person të mitur

By FerizajPress

February 13, 2020

Ferizaj, 13 Shkurt 2020- Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, njofton opinionin publik, se sot, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 24 orësh, një person të mitur për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186 paragrafi 3  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokurori i çështjes, ndaj personit të mitur, brenda afatit të caktuar ligjor, pritet të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.