Dy javë më parë, kreu i shtetit e ka proceduar në Kuvend projektligjin dhe vetëm një ditë më pas, sipas procedurës, ai është përcjellë në Qeveri për mendim. Qeveria pastaj e ka dërguar në tri dikastere të saj: në Ministrinë e FSK-së, në Ministrinë e Financave dhe në Ministrinë e Integrimit Evropian. Opinionet e të triave janë dorëzuar në Zyrën e kryeministrit, por përmbajtja e tyre nuk është publikuar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Megjithëkëtë, në dy prej ministrive, kanë treguar për gazetën detaje të përmbajtjes së opinioneve.
Ministria e Integrimit Evropian harton opinionet ligjore të përputhshmërisë së ligjit të propozuar me legjislacionin, përkatësisht acquis të BE-së. E ka bërë këtë edhe për Ligjin për FSK-në…