Projekti-pilot për mësim gjithëditor, fillimisht në dy shkolla

By FerizajPress

November 19, 2016

Drejtoria komunale e Arsimit e Ferizajt ka njoftuar se është e gatshme ta nisë mësimin gjithëditor që nga muaji janar 2017.

Projekti-pilot do të nisë fillimisht në dy shkolla të Ferizajt dhe kjo: në SHMU ”Riza Matoshi” në fshatin Nikadin dhe në SHMU “Afrim Abazi” në lagjen e “Sherretëve” të qytetit, shkruan sot Koha Ditore.

Muhamet Halili drejtor i Arsimit, ka thënë se tashti janë bërë po thuajse të gjitha përgatitjet për të nisur projektin-pilot për ta mbajtur mësimin gjithë ditor në këto dy shkolla në të cilat mësojnë nga 250 nxënës.

Sipas Halilit, përveç tjerash këto dy objekte shkollore i plotësojnë të gjitha kushtet teknike për ta nisur e gjithë procesin.

Sipas tij, procesi i mësimit gjithëditor do të mbahet vetëm 3 ditë në javë në mënyrë që nxënësit të mos ngarkohen aq shumë me planprograme të ndryshme dhe me lodhje fizike. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)