Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Derguti, sot ka vizituar nga afër punimet në rregullimin dhe shenjëzimin e shtigjeve të ecjes.
Koordinatori për rregullimn e shtigjeve Besnik Reka, e njoftoi drejtorin Derguti, se deri në fund të ketij muaji pritet të përfundon komplet projekti, i cili përpos shenjëzimit të shtigjeve parasheh edhe hartën digjitale të shtigjeve, si mundësi që përmes aplikacionit, çdo qytetar do të ketë mundësi t’i zgjedh shtigjet se ku dëshiron të ecë.
Ky projekt, i cili parasheh shenjëzimin dhe digjitalizimin e rreth 60 kilometrave të shtigjeve po financohet nga komuna e Ferizajt dhe Swiss Contact.