Departamenti Amerikan i Shtetit përmes Programit Ndërkombetar të vizitorëve lidership ka zhvilluar një projekt të titulluar “Feja në një shtet laik”, për Republikën e Kosovës. Pjesëmarrësit e Kosovës, të cilët kanë udhëtuar në SHBA, ishin Naim Aliu (përfaqësues i Bashkësisë Islame të Kosovës), Nexhmi Hoxha (Imam), Sanije Mehmeti (Mualime) dhe Bashmir Xhemaj (Këshilltar Politik nga zyra e Zëvendës Kryeministrit), shkruan Indeksonline. “Pjesëmarrësit u takuan me grupe dhe individë në SHBA për të fituar një kuptim të ligjit të qeverisë së SHBA-ve dhe politikave që lidhen me ndarjen e kishës dhe shtetit dhe për të mësuar se si konceptimet amerikane të laicizmit ndryshojnë nga modelet e tjera në teori, statut dhe praktikë. Pjesëmarrësit ishin gjithashtu në gjendje të shqyrtonin se si komunitetet myslimane dhe të tjera fetare punojnë me qeveritë lokale për të parandaluar dhe trajtuar diskriminimin dhe për të vëzhguar se si bashkësitë fetare udhëheqin jetën e pasur fetare nën qeverisjen laike”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë. Vlen të theksojmë se ne njoftim thuhet se të gjithë pjesmarrësit kanë thënë se mësuan shumë gjatë udhetimeve në SHBA. Po ashtu, të gjithë pjesëmarrësit morën certifikatat nga Zëvendës/Shefi i Misionit, Collen Hyland. Në anën tjetër, imami i xhamisë “Pavarësia” në Prishtinë, Nexhmi Hoxha ka falenderuar Amerikën përkatësisht ambasadën e saj në Prishtinë që i kanë bërë ftesë të jetë i pranishëm në programin e USA-së. Sipas tij, ka fituar një përvojë të jashtëzakonshme. “…U jam mirënjohës të gjithë atyre qe ma mundësuan kêtë vizitë. Falënderim i veqant për U.S. Embassy Pristina, Kosovo që ma mundësuan këtë eksperiencë. Thank you”, ka shkruar Hoxha. Më tutje, Hoxha ka treguar se kanë pasur takime në Zyrën e Kryebashkiakut të Nju Jorkut, Zyren për Komunitete të Guvernatorit të Nju Jorkut. Ai ka thënë se kanë vizituar tri shtete si, Nju Jork, Kallamazu-Michigan, Dallas. Ndërsa në fund thotë se në Kallamazu i kanë pritur dhe nderuar me një dark familjare./Indeksonline/