Ketë të enjte drejtori i Drejtorisë se Bujqësisë dhe Pylltarisë Burim Bajrami ka mbajtur konferencën e fundit të këtij vitit për media.
Ai përmes video-projektorit te pranishmit i ka njoftuar për te gjitha projektet qe ka realizuar kjo drejtori.
Sipas drejtorit Bajrami projekti me i rëndësishëm dhe me unik ishte shpërndarja e sistemit kundër breshëritë, projekt ky i pari i këtij lloji ne Republikën e Kosovës.
Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Burim Bajrami, ka falënderuar edhe Kryetarin e Komunës se Ferizajt Agim Aliu për përkrahjen e vazhdueshme ne realizimin e këtyre projekteve madhore ne fushën e bujqësisë, blegtorisë dhe pylltarisë.